ZYRTARE: Vjen edhe largimi i rradhës nga Gjilani

19
SHARE

Ka përfunduar aventura e Diar Mustafës te Gjilani. Mesfushori mitrovicas i cili qe i lënduar në pjesën më të madhe të kampionatit ka vendosur ti ndajë rrugët me kuq e bardhët, shkruan Gazetasheshi.com.

“Nga sot nuk jam më pjesë e SC Gjilanit. Dua ti falenderoj Kryesin, shtabin teknik, bashkëloshtarët dhe Skifterat, për çdo gjë. Suksese”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij.

Gazetasheshi merr vesh se Mustafa ishte në bisedime me klubin për të rinovuar kontratën e tij, por mos përputhshmëria e ofertave ka bërë që mesfushori mitrovcas të ndajër rrugët me klubin gjilanas.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.