ZYRTARE: Talenti i madh nënshkruan me Dortmundin

71
SHARE

Borussia Dortmund ka blinduar talentin e skuadrës.

Jadon Sancho do të mbetet te Borussia Dortmund edhe për katër vite.

Gjiganti gjerman përmes një komunikate të lëshuar në faqen e klubit, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me talentin anglez për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.

“Jadon Sancho sigurisht është një nga lojtarët më premtues në Evropë. Me zgjatjen e kontratës së tij ne kemi investuar për të ardhmen”, thuhet në reagimin e skuadrës gjermane.

Sancho është pjesë e Dortmundit që nga viti 2017, ku ka regjistruar 17 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.

Ai gjithashtu ka edhe pesë paraqitje për U19 e Anglisë./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.