ZYRTARE: Robben – Bayern Munich, deri më 2019

16
SHARE

Arjen Robben do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayernit të Mynihut edhe për një sezon tjetër.

Holandezi rinovoi kontratën me kampionët e Gjermanisër deri më 30 qershor të 2019.

34-vjeçari është pjesë e klubit bavarez që nga viti 2009, kur u transferua nga Real Madridi për shumën e 25 milionë eurove.

Me fanellën e Bayernit, Robben ka koleksionuar 7 tituj kampion Gjermanie, 4 Kupa Gjermanie dhe një Champions League, të fituar në 2013 në Wembley ndaj Borussia Dortmund, ku holandezi shënoi golin vendimtar të sfidës.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.