ZYRTARE: Nënshkruan me Borussia Dortmund

75
SHARE

Për të na ndihmuar klikoni në reklamat që ju shfaqen në këtë lajm, jemi një grup gazetarësh dhe këtë punë e bëjmë vullnetarisht dhe kemi nevoj për ndihmë financiare për mirëmbajtjen faqes.

Lukasz Piszczek ka vazhduar kontratën me Borussia Dortmund dhe tani do të qëndrojë në klub deri në vitin 2020.

Polake u kthye në Borussia Dortmund në vitin 2010 në një transferim të lirë dhe do të kompletojë një dekadë në klub nëse ai e plotëson kohëzgjatjen e kontratës së tij të re.

Piszczek ishte pjesë e skuadrës së Dortmundit, e cila fitoi dy herë Bundesligën në vitin 2011 dhe 2012, transmeton “Transferimet”.

Kontrata e 32 vjeçarit do të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm, por ai tani e ka zgjatur atë me një vit tjetër, duke u bërë lojtari i dytë i Borussia Dortmund për të nënshkruar një zgjatje në javën e fundit pas Marco Reus.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.