ZYRTARE: Kalinic në La Liga

77
SHARE

Atletico Madrid e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kroat Nikola Kalinic nga AC Milan.

Milan do të arkëtojë rreth 15 milionë euro nga shitja e lojtarit, por sipas marrëveshjes paratë do të paguhen në katër këste përgjatë tri viteve kontratë që ka nënshkruar Kalinic me spanjollët, transmeton Transferimet.net.

Kalinic ishte pjesë e Milanit për vetëm një sezon pas transferimit nga Fiorentina verën e kaluar. Ai nuk arriti të shënojë më shumë se gjashtë gola në 31 paraqitje në ligë për Rossonerët.

“Atletico Madrid dhe AC Milan kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit 30 vjeçar Nikola Kalinic. Kroati do t’i bashkohet klubit tonë në një kontratë tre-vjeçare.” – shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit spanjoll.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.