ZYRTARE: Fulham transferon yllin e Sevilla

101
SHARE

Fulham e kompleton transferimin e portierit Sergio Rico nga Sevilla, konfirmon klubi anglez përmes komunikatës zyrtare.

24 vjeçari ka bërë 170 paraqitje për Sevilla, duke fituar dy herë Europa League. Spanjolli zgjoi interesimin e disa klubeve nga Premier League, përfshirë Chelsea, para se “Blutë” të kompletonin një marrëveshje për Kepa Arrizabalaga, transmeton Transferimet.net.

Rico do të luftojë me Fabrin, i cili u transferua nga Besiktas këtë verë, për pozitën numër 1 në Fulham.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.