ZYRTARE: Everton kompleton transferimin e dyfishtë nga Barcelona

154
SHARE

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Yerry Mina dhe Andre Gomes në Everton.

Përmes një deklarate zyrtare, Barcelona ka bërë të ditur se Everton do të paguajë 30 milionë euro plus 1.5 milionë euro bonuse për qendër-mbrojtësin kolumbian. Katalanët e kanë përfshirë në marrëveshje edhe të drejtën e ri-blerjes së lojtarit për një shumë të caktuar, transmeton Transferimet.net.

Ndërkohë, një tjetër deklaratë nga ‘blaugrana’ thotë se klubi ka arritur marrëveshje me Everton për huazimin e mesfushorit Andre Gomes për sezonin 2018/19. Kostoja e transferimit është 2.25 milionë euro derisa paga e mesfushorit portugez do të paguhet plotësisht nga klubi anglez.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.