ZYRTARE: Drita nuk ndalet, e transferon edhe një futbollist të huaj

24
SHARE

Kampioni i Kosovës, Drita, vazhdon të përforcohet me synimin që edhe në këët edicion të arrijë rezultate të mira, si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Skuadra gjilanases, sot e ka zyrtarizuar lojtari nga Brazili, Ricardo Verza De Souza.

Verza luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe pritet të ndihmojë Dritën të jetë edhe më efikase.

Me Dritën ai është bashkuar për një vit në formë huazimi nga skuadra braziliane Goias EC në Serie B.

“Tani klubi ynë është më kompletuar dhe i gatshëm për këtë kampionat shumë të fortë dhe me kundërshtarë mirë të përforcuar! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë në vazhdimësi lojën tonë”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.