Zbulohet ‘tradhtia’ e Hazardit ndaj Chelseas

55
SHARE

Eden Hazard është i gatshëm që të largohet nga Chelsea.

Ylli belg ka bërë me dije para pak ditësh se ëndrra e tij është që të luaj te Real Madridi.

Sipas ‘MARCA’, Eden Hazard është duke e bërë planin e njëjtë si të Thibaut Courtoisit, përcjell “lajmi.net”.

Belgu dëshiron që të kaloj në janar te Real Madridi, andaj ka refuzuar që ta nënshkruaj kontratën e re.

Edhe pse Chelsea është e bindur se do të qëndroj, deklarata e belgut bënë me dije se ai do të largohet në janar apo më së largu në verën e vitit 2019. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.