Zbulohet skandali/ Skuadra e njohur korrupton portierin kundërshtar

204
SHARE

“Helm” dhe polemika në garën për titullin në Portugali mes Portos dhe Benficës.

Kur mbeten edhe tre javë nga fundit, “dragonjtë” kanë dy pikë avantazh ndaj “shqiponjave”, por vjen një lajm i bujshëm nga Prokuroria e Përgjithshme e Portugalisë.

Hetuesit kanë hapur një çështje në lidhje me një tentativë të Portos për të korruptuar portierin e Maritimo, Amir Abed Zadeh, kundërshtari i ardhshëm i bardhebluve.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta “A Bola”, denoncimi ka ndodhur nga burime anonime, por ekzistojnë provat se Zadeh dhe një ndërmjetës i Portos janë takuar dhe ky i fundit ka ofruar 200 mijë euro për numrin 1 të Maritimo, i cili duhet të favorizonte fitoren e “dragonjve”.

Duke qenë se Zadeh nuk i paska pranuar paratë, atëherë Porto ka nisur presione për të aktivizuar portierin e dytë Charles, me ndikimin e menaxherit Pedro Pinho, i lidhur prej vitesh me Porton.

Krahas Zadeh, flitet se Porto ka tentuar të korruptojë edhe drejtuesit e Maritimo duke i propozuar faljen e 1 milionë eurove, të cila ky klub ia ka borxh badhezinjve nga blerja e portierit Marega.

Nëse akuzat e prokurorisë vërtetohen nga gjykata, Porto rrezikon një skualifikim shembullor në këtë që mund të jetë skandali më i madh në historinë e kampionatit portugez.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.