Zbulohet arsyeja: Ja përse Ronaldo e la Barcelonën për Interin

38
SHARE

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart ka zbuluar se Ronaldo nuk dëshironte të largohej nga klubi katalonas.

Barcelona tentoi të rinovojë kontratën me Ronaldon, megjithatë oferta e Interit prej 22.3 milionë eurosh bëri që ai të mos e nënshkruante kontratën e ofruar nga katalonasit.

“Ronaldo dëshironte të qëndronte në Barcelonë, ishte i lumtur dhe dëshironte ta rinovonte kontratën. Ne madje kishin arritur të pajtohemi me një kontratë me lojtarin dhe dy agjentët e tij. Në orën tre pasdite, ne vendosëm të dilnim për të ngrënë bukë dhe ta festojmë rinovimin e kontratës së Ronaldo, dhe pastaj mendonim të ktheheshim në zyrë për ta nënshkruar marrëveshjen e arrirë”, ka thënë Gaspart.

Gaspart dhe kolegët e tij ishin duke e festuar rinovimin e kontratës së brazilianit, dy agjentët e lojtarit ishin duke e planifikuar në mënyrë sekrete largimin e tij nga “Camp Nou”.

“Ne madje festuam me shampanjë për marrëveshjen e arrirë. Ky ishte një gabim sepse nëse nuk do të kishin dalë dhe do ta kishim nënshkruar menjëherë marrëveshjen e arrirë, atëherë Ronaldo do të kishte qëndruar në Barcelonë”, është shprehur Gaspart.

“Njëri nga agjentët e lojtarit u largua për rreth gjysmë ore për të një telefonatë. Atëherë, ne nuk i kushtuam rëndësi mungesës së agjentit. Kur u kthye, ai na kërkoi falje, e piu një kafe dhe na uroi për marrëveshjen e arrirë”.

“Që nga momenti kur shkuam në zyrën e presidentit, agjentët filluan të diskutojnë për pengesa të ndryshme, ata i thanë Ronaldos të shkonte në shtëpi dhe se ata do ta thërrisnin atë për të nënshkruar. Unë i pyeta nëse nuk dëshirojnë ta rinovojnë kontratën. Ata insistuan se donin ta bënin një gjë të tillë, por donin ta rinegocionin kontratën për t’i rritur përfitimet financiare”, përfundoi ai.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.