Ylli i Liverpoolit cak i Bayernit!

43
SHARE

Futbollisti i Liverpoolit, Roberto Firmino, është cak i skuadrës kampione të Gjermanisë, Bayern Munihu.

Ai mund të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowskit. Për polakun ka shumë kërkesa dhe gjasat që të largohet në afatin kalimtar të verës nga klubi bavarez janë mjaft të mëdha.

Për këtë arsye te Bayerni nuk duan të jenë të papërgatitur dhe po mendojnë që tani për pasuesin e tij.

Një nga emrat e preferuar është pikërisht Firmino i Liverpoolit, për të cilin Bayern është gati t’i ofrojë “The Reds” 100 milionë euro.

Firmino para se të transferohej në Anfiled, ka luajtur me Hoffenheimin në Bundesligën gjermane.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.