Wigan 1-0 Manchester City, notat e lojtarëve

41
SHARE

Manchester City befasisht është diskualifikuar nga FA Cup pas disfatës shokuese 1-0 ndaj Wigan Athletic.

Dominimi i ndeshjes nga ‘Citizens’ nisi që nga fillimi i ndeshjes, por rastet nuk u konkretizuan. Gjërat për Pep Guardiola-n u vështirësuan kur Fabian Delph u ndëshkua me karton të kuq pak para përfundimit të pjesës së parë.

Fabian Delph was sent off in the first half for City

Mirëpo kjo nuk e ndaloi City-n për të zhvilluar lojën e zakonshme, duke krijuar raste të shumta në pjesën e dytë. Sidoqoftë, një kundërsulm i krijuar dhe i finalizuar nga vetë Will Grigg në minutën 79′ e kaloi skuadrën vendase në epërsi, shkruan Transferimet.net.

Lojtarët mysafir nuk u dorëzuan dhe vazhduan të sulmonin deri në sekondën e fundit, mirëpo mbrojtja ‘e pathyeshme’ e Wigan bëri punën e vet për t’i siguruar fitoren e madhe ndaj liderit të Premier League.

Në çerekfinale, Wigan do të luajë ndaj Southampton, sërish në fushën e vet.

Notat e lojtarëve:

WIGAN: Walton (7), Byrne (8), Elder (8), Perkins (8), Burn (8), Power (7), Grigg (8), Massey (7), Roberts (7), Dunkley (7), Powell (5)

Fulton (6), Jacobs (6), Colclough (5)

MAN CITY: Bravo (5), Danilo (5), Stones (5), Laporte (5), Delph (4), Gundogan (5), Fernandinho (6), D. Silva (5), Sane (5), B. Silva (5), Aguero (5)

Subs: Walker (5), De Bruyne (6),

Lojtari i ndeshjes: Will Grigg

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.