Wenger te Milani? Francezi jep përgjigjie përfundimtare

33
SHARE

Arsene Wenger ka folur rreth spekulimeve të fundit.

Arsene Wenger ka thënë se ai nuk do të jetë tajner i Milanit.

Për më shumë, trajneri francez i ka quajtur ato si lajme të rreme.

“Gjëja e vetme që mund të them është se ajo është lajm i rrejshëm”, ka thënë Wenger për ‘BeIN Sports’, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse do të kaloja te ndonjë skuadër, do ju tregoja, por kjo është lajm i gabuar. Nuk mund t’i kontrolloj thashethemet.

“Jam i fokusuar që të bëjë mirë për BeIN Sports dhe kjo nuk është e lehtë”, ka përfunduar ish-trajneri i Arsenalit që gjithashtu po lidhet me një kalim te Real Madridi. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.