Wenger refuzon 27 milion euro në sezon

165
SHARE

Arsene Wenger do të largohet në fund të sezonit nga Arsenal pas një 22 vjetësh qëndrimi te klubi i Londrës.

Trajneri 68-vjeçar francez dëshiron të vazhdojë punën edhe pse jo të gjitha ofertat që po merr në ditët e fundit e bindin atë.

Nga Kina ka ardhur një shumë joshëse: ata i ofrojnë 27 milionë euro pagë, gjë që do ta bëjë të jetë trajneri më i paguar në planet. Marcello Lippi aktualisht është në fron.

Wenger nuk e ka pranuar, edhe pse oferta nga vendi aziatik ia trefishon kontratën aktuale që ka me Arsenalin.

Aktualisht francezi paguhet nëntë milionë euro. Megjithatë, ai po kërkon të udhëheq ndonjë klub në Evropë.

Shumë skuadra spanjolle, italiane, gjermane po e kërkojnë trajnerin që ka nofkën profesori.

Opsioni tjetër për Wengerin është edhe Paris Saint Germain, ku po i afrohet posti i drejtorit sportive dhe do të ishte ndërmjetës mes klubit dhe Thomas Tuchelit, trajnerin që do të emërohet pas largimit të Unai Emeryt.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.