Wenger mohon kalimin tek Real, thotë se gjithçka rreth së ardhmes do të zbulohet në janar

14
SHARE

Raportime të ndryshme në Francë ditëve të fundit kanë thënë se Arsene Wenger mund të kalojë tek Real Madridi.

Trajneri francez së fundmi ka mohuar këto zëra duke thënë se asgjë nuk është vendosur nga ai, deri në janar.

“Nuk kam marrë ende asnjë vendim për të ardhmen time. Real Madrid nuk mu është ofruar prandaj nuk kam pasur nevojë ti refuzoja. “ ka thënë Wenger për “beIN Sport”, transmeton lajmi.net.

“Do të vendosi në janar se cila do të jetë e ardhmja ime” ka përfunduar francezi.

Wenger ka qenë i pa punë prej kur është larguar nga Arsenal, ku qëndroi për plot 22 vite.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.