“Vladimir Petkoviq duhet të shkarkohet”

33
SHARE

Largimi i Valon Behramit me anë të një telefonate të vetme ka shkaktuar probleme të mëdha në Zvicër dhe në ekipin përfaqësueses të këtij vendi

Trajneri Vladimir Petkoviq, ditën e hënë ka marrë në telefon mesfushorin me prejardhje nga Kosova, duke i thënë se më nuk llogarit në shërbimet e tij në ekipin e Zvicrës.

Në reagimin e parë të tij, Valon Behrami ka bërë të ditur se vendimi për ta larguar në atë mënyrë, ka qenë vendim politik dhe aspak sportiv.

I ashpër në reagim ka qenë edhe babai i Valon Behramit, Ragip Behrami, duke thënë djali tij nuk e ka merituar këtë pas shërbimit të gjatë në ekipin e Zvicrës.

Në mbrojtje të madhe Behramit i kanë dalë edhe tifozët e Zvicrës, duke u ndjerë keq për largimin e tij, e njëkohësisht duke e falënderuar për kontributin.

Më i ashpër në këtë aspekt është treguar redaktori i sportit në gazetën më të madhe në Zvicër, Andre Boni, i cili ka kërkuar menjëherë largimin e Vladimir Petkoviqit nga ekipi përfaqësues

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.