Vjen kontrata e re për 30 vjeçarin e Barcelonës, zyrtarizimi në javët e ardhshme

9
SHARE

Sergio Busquets raportohet se do të firmosë një kontratë të re me Barcelonën dhe zyrtarizimi do të bëhet së shpejti. Mesfushori spanjoll ka kontratë në Camp Nou deri në vitin 2021, por gjiganti katalan do t’i ofrojë një kontratë të përmirësuar.

ESPN bën të ditur se kontrata e re për Busquets do të konfirmohet brenda javëve të ardhshme dhe besohet se klauzola e tij do të ngritet në 500 milionë euro, transmeton Transferimet.net.

Ai pritet ta përfundojë karrierën me kampionët spanjoll për t’u bërë njëri nga futbollistët me më së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës. Ai është afër që të arrijë shifrën e 500 paraqitjeve për klubin ‘blaugrana’ që nga debutimi në vitin 2008.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.