VIDEO/ Rooney i jashtëzakonshëm, super gol nga gjuajtja e lirë

70
SHARE

Wayne Rooney u bë kryetitull i gazetave për asistin e shkëlqyer në minutën e 95-të në fitoren dramatike ndaj Orlando City. Por java për Rooneyn u kompletua mbrëmë kur realizoi dy gola në fitoren 4-1 përballë Portland Timbers.

32 vjeçari barazoi rezultatin në 1-1 pak para përfundimit të pjesës së parë kurse në pjesën e dytë me një ekzekutim perfekt të gjuajtes së lirë e dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij, transmeton Transferimet.net.

Rooney ka bërë një impakt të madh te DC United pasi që prej ardhjes së tij skuadra ka arkëtuar 13 pikë nga 21 të mundshme, ndërsa 9 nga 36 pikë të mundshme para transferimit të tij.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.