VIDEO/ Prezantimi i Slimanit në Fenerbahce po bën xhiron në internet

278
SHARE

Leicester City pagoi një shumë prej 30 milionë funte për shërbimet e Islam Slimanit në vitin 2016 por sulmuesi algjerian nuk arriti as të fitojë një vend në formacionin startues pavarësisht pritshmërive të mëdha pas ardhjes së tij nga Sporting.

Sulmuesi shënoi tetë gola në 39 paraqitje për skuadrën nga Premier League dhe pas një periudhe të dështuar me klubin, skuadra turke Fenerbahce vendosi të nënshkruajë me lojtarin në formë huazimi për një sezon, transmeton Transferimet.net.

Për të festuar ardhjen e tij, klubi ka realizuar një nga prezantimet më të dështuara në histori. Prezantimi në këtë mënyrë i një transferimi që bëri bujë të madhe në Turqi ka shkaktuar përqeshje dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

VIDEO:

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.