VIDEO/ Nuk ishte penallti, Sterling i kërkon falje gjyqtarit dhe Shaktarit

68
SHARE

Raheem Sterling i ka kërkuar falje gjyqtarit kryesor të ndeshjes Manchester City-Shakhtar Donetsk për akordimin absurd të penalltisë në fitoren 6-0 të skuadrës së Guardiolas të martën në “Etihad Stadium”.

City i shënoi dy gola nga dy penallti në ndeshjen e mbrëmshme, ndërsa penalltia e Sterling të cilën e akordoi gjyqtari Viktor Kassai, ishte absurde.

Sterling goditi tokën dhe pastaj u rrëzua brenda zone, teksa gjyqtarët menduan se ai ishte shtyrë nga lojtarët kundërshtarë.

“Unë tentova goditjen e topit dhe pastaj nuk e di se çfarë ndodhi”, ka thënë Sterling.

“Nuk mendoj se ndjeva kontakt, ishte gabimi im. E godita tokën. I kërkoj falje gjyqtarit dhe Shakhtarit”, tha ylli i Manchester Cityt.

 

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.