VIDEO/ Mata shpjegon si i shënoi Juventusit

224
SHARE

Ka qenë një goditje dënimi mjeshtërore, ajo me të cilën mesfushori i Manchester United, Juan Mata, i ka dhuruar barazimin e përkohshëm “Djajve të Kuq” kundër Juventus në “Allianz Stadium”.

Spanjolli ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me atë moment.

Mata ka thënë për faqen zyrtare të klubit se i ka kërkuar leje shokut të skuadrës, Ashley Young, për të qenë ai ekzekutuesi i goditjes së dënimit. Arsyeja? E dinte se do të shënonte.

“Sapo arbitri dha faullin, e dija se duhej ta gjuaja unë”, ka thënë Mata, që ka shtuar: “Isha i sigurt dhe i kam thënë Ashley-t se do të shënoja. Mund të kaloja murin dhe të bëja gol. Stërvitem shumë mbi goditjet standarde dhe besoj se ky ka qenë një nga golat më të bukur që kam shënuar në karrierë”, ka thënë spanjolli.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.