VIDEO/ Ilir Daja përplaset me Torasën, reagimi i lojtarit i frikëson të gjithë. Ja çfarë ndodhi…

289
SHARE

Të gjithëve u bëri përshtypje shfryrja e Torasës në momentin e zëvendësimit nga trajneri Daja.

Në minutën e 65-të trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, vendos të bëjë një zëvendësim duke nxjerrë Torasën i cili i la vendin Argjent Mustafit, shkruan SYRI.net.

Më pas argjentinasi hoqi fanellën dhe e përplasi me forcë në pankinë duke u ulur i nervozuar.

Çfarë ndodhi?

Por në fakt, shkëndijat mes tyre kishin lluar pak minuta para zëvendësimit. Në një rast kur Torasa humbi topin në krah, Daja i tërhoqi vëmendjen lojtarit, por ky iu fundit nuk ngurroi të kthehej nga pankina.

“Çfarë të bëj?”, ishte shfryrja e tij ndaj teknikut, duke argumentuar se nuk ishte faji i tij që në ato momente nuk kishte mundësi pasimi për shokët e skuadrës që nuk gjenin hapësira mes prapavijës së Partizanit.

Pak minuta më vonë erdhi edhe zëvendësimi, me Torasën i cili la i nervozuar fushën e lojës.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.