Verratti mund të largohet nga PSG

43
SHARE

Raportohet që Mino Raiola dëshiron që ta largojë Marco Verrattin nga Paris Saint –Germain, me Manchesterin, Juventusin dhe Real Madridin që janë të interesuar për të

Mesfushori e kishte punësuar super-agjentin verën e kaluar, por ai nuk kishte arritur që të kalojë në Barcelonë vitin e kaluar.

Shumë raporte nga Franca thonë sot, përfshirë Le10Sport, Maxi Sport dhe Paris Team që italiani do të takohet me trajnerin e ri të PSG’së, Thomas Tuchel para disa dite ku gjermani i kishte thënë se duhet të humbet disa kilogram para se të filloi sezoni.

Ish trajneri i Borussia Dortmund është i famshëm për dietën e tij për lojtarët dhe i ka thënë të gjithë atyre se duhet të ndryshojnë shprehtë e ushqimit, në veçanti Verratti.

Kështu, calciomercato.com ka raportuar që klienti i Raiolas po shikon alternativa jashtë Parc des Princes këtë verë dhe po merr në konsideratë ofertat!

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.