Van Gaal kritikon lojtarët “joprofesionalë” të Manchester United

34
SHARE

Ish-trajneri i Manchester United Louis van Gaal ka pretenduar se shumë nga yjet e tij ishin joprofesionalë gjatë kohës së tij në krye të klubit.

Mënyra e trajnimit të holandezit nuk ishte e suksesshme pasi zëvendësoi David Moyes, dhe si pasojë u shkarkua nga klubi që zgjodhi të emëronte Jose Mourinho-n.

Mënyra e tij për të dërguar email-e drejt lojtarëve në vend që të kryente biseda kokë më kokë mesa duket nuk është pritur mirë nga yjet e tij.

Van Gaal kishte një mënyra për të marrë vesh nëse lojtarët do t’i hapnin emailet apo jo dhe tani ka pranuar se kishte disa kërkonin të bënin hile duke pretenduar se i lexonin mesazhet elektronike.

“Zhvillova gjurmuesin dixhital. Çdo lojtar ishte në gjendje të hynte. Kështu që i dhashë të gjithëve mundësinë për të pasur një bisedë me mua.

“Por kishte disa lojtarë joprofesionalë që nuk kanë marrë pjesë. Këtë mënyrë unë e kam bërë edhe te Bayern dhe lojtarët aty ishim më profesionalë. Si Arjen Robben. Ai i ka lexuar të gjitha emailet.”

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.