UEFA tjetër goditje për Skënderbeun, ‘ylli’ i skuadrës pozitiv me doping

36
SHARE

Bajram Jashanica rezulton pozitiv në testin anti-doping, teksa është kontrolluar menjëherë pas ndeshjes Skënderbeu-Jang Bojs 1-1, zhvilluar më 28 shtator në Elbasan.

Lajmi që përflitej prej kohësh për mbrojtësin kosovar ka marrë tashmë një përgjigje tronditëse nga kontrolli i antidopingut.

“Panorama Sport” mëson se UEFA përmes “Wada-s” kanë njoftuar klubin e Skënderbeut dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, duke konfirmuar se Jashanica ka rezultuar pozitiv.

Një lajm i rëndë për klubin korçar dhe vetë futbollistin e Kombëtares së Kosovës, për më tepër në një moment ku Skënderbeu pret të mësojë dënimin e UEFA-s.

Gazeta mëson nga burime të sigurta pranë klubit korçar se Jashanica ka përdorur një medikament të ndaluar pas një dëmtimi që ka pasur në fundin e muajit shtator.

Jashanica rrezikon të qëndrojë 1 vit larg fushave të blerta, por vendimi zyrtar do të mësohet ditët në vijim kur edhe Komisioni i anti-dopingut në UEFA do të japë vendimin përfundimtar për mbrojtësin kosovar.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.