Transferimi në Liverpool? Ja çfarë thotë Sancho

64
SHARE

Jadon Sancho ka mohuar spekulimet se mund të transferohet në Liverpool për 100 milionë funte por nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Premier League në të ardhmen.

“Është e çmendur! Uau! Kjo është… nuk e di… nuk e di çfarë të them për këtë,” tha Sancho kur e mësoi çmimin e raportuar, transmeton Transferimet.net.

“Nuk e di. Është e ardhmja. Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë, prandaj do të presim dhe do të shohim.

“Natyrisht largimi nga shtëpia, kjo ishte më e madhja.

“Të lija prapa nënën dhe dy motrat e mija. Më mungojnë shumë, por unë dua të bëj atë që është më e mira për mua dhe transferimi në Gjermani ishte gjëja më e mirë.”

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.