Trajneri i Zvicrës reagon pas akuzave të Valon Berhamit

82
SHARE

Valon Behrami e konfirmoi largimin e tij nga Kombëtarja zvicerane duke e shpërndarë një postim në rrjetin social Twitter.

Me një fotografi bardhezi të tij me fanellën e Zvicrës ai shkroi: “Karriera ime internacionale mori fund”.

Kjo ishte shokuese për tifozët e Zvicrës.

Behrami në një intervistë për Radiotelevizionin e Zvicrës ka thënë se e ka marrë një telefonatë nga trajneri Petkovic, e cila kishte zgjatur vetëm 30 sekonda.

Petkovic i kishte thënë se shqiptari nuk bën më pjesë në planet e tij.

Valon Behrami akuzoi se largimi i tij nga Kombëtarja ishe vendim politik, mirëpo trajneri aktual i helvetëve e ka mohuar këtë.

Ky është vendim im, dhe është i bazuar në kriteret sportive. Nuk ka të bëjë aspak me politikë. Unë kam menduar për këtë, i kam kontaktuar disa lojtarë, por ende nuk e kam marrë vendimin final”, ka thënë Petkovic.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.