Trajneri i Kosovës: Kam besim te lojtarët e mi, respekt për kundërshtarët por jo edhe frikë

6
SHARE

Bernard Challandes ka thënë se Kosova ka respekt të madh për Maltën, por jo edhe frikë.

Përfaqësuesja e Kosovës me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Maltën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë për Ligën e Kombeve.

Trajneri zviceran i Kosovës në konferencën e mbajtur ditën e mërkurë, ka thënë se ka respekt të madh për kundërshtarët, por ka shtuar se ka besim të plotë në skuadrën e tij.

“Ne si trajnerë gjithmonë themi për ekipin kundërshtar se ata janë favorit. Kam respekt por nuk kam frikë nga ekipet e tjera. Filozofia ime e futbollit është që të japim performancën më të mirë. Kam besim të plotë te gjithë skuadra ime”, ka thënë trajneri Challandes.

67 vjeçari tutje është deklaruar për opsionet e shumta që ka në mesfushë për këtë ndeshje, duke cekur edhe rikthimin nga lëndimi të Valon Berishës.

Vlen të ceket se Kosova pas dy ndeshjeve numëron katër pikë, duke kryesuar në grupin e tretë në Ligën D./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.