Tensione te Bayerni, James del hapur kundër trajnerit Kovaç

41
SHARE

Situatë aspak e mirë në kampin e Bayern Munich po mbretëron këto ditë, sidomos pas barazimit 1:1 në Ligën e Kampionëve kundër Ajax.

Kampionët e Bundesligës kanë dështuar të mundin Ajaxin në ‘Alianz Arena’, duke barazuar 1:1.

Kjo ishte ndeshja e tretë e tyre që nuk gëzojnë fitoren, gjë e cila ka ngjallë dyshime të mëdha rreth së ardhmes së trajnerit Niko Kovaç në drejtimin e klubit.

Pas ndeshjes me Ajax, gazeta gjermane ‘Bild’ raporton për një situatë të tensionuar në dhomat e zhveshjes.

Është James Rodriguez që ka reaguar ashpër ndaj Kovaç.

“Ne nuk jemi Eintracht Frankfurt” thuhet të ketë thënë James sipas ‘Bild’, përcjell lajmi.net.

James sipas medieve gjermane është i pakënaqur me mungesën e tij në formacionin e Kovaç në shumë ndeshje të këtij sezoni, duke e ngritur në dyshime të ardhmen e tij te Bayern Munich./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.