Talenti shqiptar i Bayern Munchen shënon në Champions League

84
SHARE

Meritan Shabani vazhdon të shkëlqejë te të rinjtë e Bayern Munchen.

Talenti i Bayernit, me prejardhje nga Kosova, ka regjistruar një tjetër paraqitje të mirë për gjigantin bavarez.

Mesfushori 19-vjeçar ka arritur të shënojë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e të rinjve mes Bayern Munchen U19 dhe Ajax 19, e cila përfundoi barazim 2-2.

Shabani shënoi në minutën e 72-të të ndeshjes për të kaluar Bayernin në epërsi 2-1, por miqtë nga Holanda ia dolën që në fund të ndeshjes të barazojnë në 2-2.

Vlen të theksohet se Meritan Shabani ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës kombëtare do të veshë në të ardhmen, me Kosovën dhe Shqipërinë që janë në pritje të përgjigjes së tij.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.