Superkupa e Gjermanisë: Bayern shkatërron Frankfurtin

49
SHARE

Bayern Munich siguron trofeun e parë të sezonit të ri pasi mposhti Eintracht Frankfurt me rezultat 5-0 për të fituar Superkupën e Gjermanisë në ndeshjen e parë zyrtare të Niko Kovac si menaxher i klubit bavarez.

Kovac ishte ai që me Frankfurt i shkaktoi një disfatë shokuese Bayernit në finalen e kupës DFB Pokal duke i siguruar klubit vendin në Superkupë, transmeton Transferimet.net. Mirëpo ish-klubi i tij nuk pati asnjë gjasë këtë herë, pasi Robert Lewandowski ishte në top formë dhe realizoi një hat-trick derisa listës së golashënuesve më vonë iu shtua edhe Kingsley Coman e Thiago Alcantara.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.