Superkupa e Francës: PSG-Monaco, formacionet zyrtare

117
SHARE

Paris Saint-Germain dhe AS Monaco ballafaqohen në kuadër të Superkupës së Francës.

Klubi parisien e dominoi futbollin francez në sezonin e fundit duke e fituar “tripletën” në një mënyrë. Ata shkatërruan Monacon me rezultat 3-0 në finalen e Kupës së Ligës në fund të marsit, një muaj e gjysmë para se të mposhtte skuadrën e Les Herbies me 2-0 në finale të Kupës së Francës, transmeton Transferimet.net.

Kurse në fund, parisienët e përfunduan kampionatin francez në kreun e tabelës me 13 pikë më shumë se Monaco.

A mund ta përsëritë PSG një sezon të tillë dominues edhe nën drejtimin e Thomas Tuchel, madje me një performancë më të mirë në Champions League këtë sezon?

Këtë mund ta shohim sot, kur nga ora 14:00 fillon takimi PSG-Monaco në Superkupën e Francës.

Por vlen të përmendet se PSG do të jetë pa yjet kryesorë si Kylian Mbappe, Edinson Cavani e Neymar.

Formacionet zyrtare:

PSG: Buffon; Thiago Silva, Rimane, Nsoki; Dagba, Lass Diarra, Verratti, Rabiot; Di María, Weah, Nkunku

Monaco: Benaglio; Raggi, Glik, Jemerson, Serrano; Aholou, Pelé; Grandsir, Tielemans, Lopes; Jovetić

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.