Steven Gerrard, trajner i ri i Glasgow Rangers?

68
SHARE

Steven Gerrard është në bisedime për t’u bërë menaxher i ardhshëm i Glasgow Rangersave.

E përditshmja angleze “The Sun”, ka raportuar sot se legjenda e Liverpool është duke u rreshtuar për të zëvendësuar Pedro Caixinhan – shtatë muaj pasi trajneri portugez u shkarkua, transmeton portali Transferimet.net

Kjo do të bëjë që ish-mesfushori të përballet me ish-trajnerin e Liverpoolit, Brendan Rodgersin, i cili drejton skuadrën e Celticut.

Pas daljes në pension nga futbolli në vitin 2016, Gerrard ka qenë trajneri i grupmoshave të reja deri në 18 vjet të Liverpoolit.

Bisedimet midis palëve janë në vazhdim, por gazeta angleze kupton se një marrëveshje është e afërt, ku bisedimet po i udhëheq drejtori sportiv i klubit skocez, Mark Allen.

Kryetari i klubit rangers, Gers Dave King ishte i pranishëm në Anfield, ku për së afërmi ishte takuar edhe me Gerrardin, i cili ka ndjekur takimin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Romës.

Ndryshe, ky veprim do t’i japë fund spekulimeve dhe gjithashtu do të konfirmojë se koha e Graeme Murty si menaxher i përkohshëm po i vjen fundi.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.