Starton sot Premierliga me Manchester United-Leicester, Mourinho ‘qahet’: Nuk jemi gati

50
SHARE

Jose Mourinho u shfaq shumë i zhgënjyer pas skadimit të merkatos në hyrje në Premier League, pasi drejtuesit e Manchester United nuk blenë asnjë nga futbollistët që kërkonte portugezi.

“Djajtë e Kuq” ofruan 18 milionë paund për Diego Godin në momentet e fundit, por uruguaiani vendosi të zgjaste bashkëpunimin me Atleticon.

“The Special One” kishte paralajmëruar se skuadrën e tij e priste një sezon shumë i vështirë nëse nuk do të arrinte të ofronte të paktën edhe një futbollist cilësor.

Gjatë merkatos së verës United shpenzoi vetëm 75 milionë paund për Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant.

Gjithsesi, Mourinho duhet të gëzohet për faktin se nuk lejoi largimin e Paul Pogbasë, pavarësisht se Mino Raiola bëri presionet nga më të mundshmet që klienti i tij t’i bashkohej Barcelonës.

Në lidhje me aktivizimin e mundshëm të francezit që në ndeshjen hapëse të Premier League-s, sonte në mbrëmje ndaj Leicester City-t, portugezi i shpreh:

“Unë mendoj se Pogba është i lumtur dhe ka shumë dëshirë për të punuar.

Është një nga lojtarët, me të cilët duhet të flas, për të parë se si ndihen fizikisht dhe mentalisht, sepse janë kthyer vetëm ditët e fundit.

Por, është e njëjta bisedë si me Young, Fellaini, Lingard. Nëse ata mendojnë se mund të na ndihmojnë kundër Leicesterit, 20 minuta, 10 minuta, gjysmë ore….

Nuk kemi shumë zgjidhje, kemi nevojë për kontributin e të gjithë lojtarëve që tani.

Nuk jemi gati për sezonin e ri, por do mundohemi të bëjmë më të mirën”, deklaroi portugezi para ndeshjes së parë të Premierligës me Leicesterin, që do të zhvillohet në orën 21:00 në “Old Trafford

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.