Skocia me dy mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Shqipërisë

13
SHARE

Skocia do të vijë në “Loro Boriçi” më 17 Nëntor, në një sfidë mjaft të rëndësishme, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kur kanë mbetur thuajse 10 ditë nga data e takimit, trajneri i Skocisë Alex McLeish ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për të përballuar sfidën me kuqezinjtë, por edhe atë me Izraelin, 3 ditë më pas Glasgou.

Në listë tërheqin vëmendjen mungesat e dy sulmuesve mjaft të rëndësishëm për skuadrën skoceze, siç janë Leigh Griffiths që aktivizohet me Celticun dhe Steven Naismish që aktivizohet me Heart dhe shënoi një nga golat në takimin e Glasgout, në muajin shtator.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.