Skandal te klubi zvicerian, sulmuesi shqiptar godet trajnerin

48
SHARE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te klubi zvicerian, CFR Pforzheim të Oberliga Baden-Württemberg, kategoria e pestë e futbollit në Gjermani.

Protagonist është bërë futbollisti shqiptar, Kushtrim Lushtaku i cili pas incidentit është përjashtuar nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur që të mbështesin trajnerin, Gokhan Gocke. Sipas “Bild” Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të tij duke ushtruar edhe dhunë mbi të.

Edhe drejtori sportiv i klubit, Torsten Heinemann, e ka pranuar se Lushtaku dhe Gocke nuk kishin një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk e ka pranuar se mes tyre ka pasur një përleshje, diçka të cilën e ka pohuar edhe Lushtaku.

“E gjitha kjo nuk e tregon situatën e vërtetën brenda klubit. Ne jemi duke bërë punë të mrekullueshme me stafin dhe të rinjtë tonë. Por, është e vërtetë që Kushtrimi dhe Gokhani nuk ishin shokë”.-deklaroi Heinamann.

Vëllai i Kushtrimit, Kreshniku, vazhdon të jetë pjesë e këtij klubi. Heinemann ka bërë të ditur se 24-vjeçari nuk do të dënohet për veprat e vëllait të tij.

“Familja Lushtaku është një familje e drejtë dhe e mrekullueshme. Ata janë integruar plotësisht këtu”, ka shtuar Heinemann.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.