Simeone: Griezmann meritonte ‘Topin e Artë’, u pengua se luan tek Aletico

15
SHARE

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka uruar Luka Modricin për “Topin e Artë”, por ka insistuar se Antoine Griezmann apo Raphael Varane duhej ta fitonin çmimin dhe jo kroati.

Sipas Simeones, për Griezmannin mbase mund të ketë qenë pengesë fakti se luan për Atleticon, një klub të cilit i mungon reputacioni dhe fama që kanë klubet si Real Madridi.

“Të luash për Atleticon e bën më të vështirë ta fitosh ‘Topin e Artë’ sesa kur luan për klubet tjera, sepse ne kemi histori pune, të bërjes së përpjekjeve të dyfishta për t’iu ofruar më shumë gjërave të rëndësishme”, tha Simeone.

“Siç e ka thënë edhe Griezmann, ai është i lumtur për atë që ndodhi këtë vit. Ai është kampion Bote, gjë që është shumë e vështirë”, shtoi ai.

“Të gjithë mund ta zgjedhin atë që mendojnë se është i duhuri. Ne e urojmë Modricin; ai pati sezon shumë të mirë. Për mua, më të mirët ishin Griezmann dhe Varane”, theksoi Simeone.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.