Shefi i ekipit emergjent zbulon çfarë i ndodhi Vokrrit kur erdhi në QKUK

48
SHARE

E dhimbshme ajo që vërejtën në QKUK pas ardhjes së Fadil Vokrrit.

Shefi i ekipes emergjente i QKUK’së, Avdush Bajgora , ka treguar lajmin e hidhur për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Ai për Gazetën Express ka thënë se legjenda e futbollit kosovar ishte dërguar pa asnjë shenjë jete.

“Ne vetëm kemi konfirmuar vdekjen. Ne nuk mund të konstatojmë si ka ardhur vdekja. Një gjë te tille mund ta konstatoj vetëm mjekësia ligjore”, ka shtuar ai.

Trupi i Vokrrit tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor. Ai ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.