Shefi i Arsenalit kërkon transferimin e Dembeles

45
SHARE

Shefi i transferimeve te Arsenali, Sven Mislintat e ka cilësuar Ousmane Dembele si një lojtar “special”, pas raporteve që “Topxhinjtë” janë gati të nënshkruajnë me sulmuesin e Barcelonës.

Spekulimet për të ardhmen e 21-vjeçarit francez janë vënë në diskutim, ndërsa thuhet se ai mund të largohet nga “Camp Nou” gjatë merkatos së janarit.

“E kam parë, ai nuk luante në skuadrën e parë të Stade Rennes në atë kohë”, ka thënë Mislintat për “Zeit”.

“Vura bast se ai nuk dinte cilën këmbë ta përdorte në situata të caktuar sepse ai nuk mendonte për këtë. E pashë se është me të vërtetë një lojtarë special për Arsenalin”.

Mislintat ishte ende në Dortmund kur Dembelen e larguan nga klubi për një shumë të madhe parash.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.