Sergio Ramos thyen rekordin e Hierros te Spanja, ja për çfarë bëhet fjalë

26
SHARE

Sergio Ramos, me golin e shënuar ndaj Kroacisë në Elche, u bë mbrojtësi më golashënues në historinë e ekipit kombëtar spanjoll.

Kapiteni i Real Madridit me golat e realizuar me fanellën e Spanjës ka mposhtur kësisoji Fernando Hierron, një tjetër ish-mbrojtës i “Los Blancos” dhe trajneri i fundit i “La Roja” para emërimit të Luis Enrique.

Hierro ishte mbrojtësi golashënues i parë në kombëtaren spanjolle, me 13 gola, por që nga e marta rekordin e tij e ka tejkaluar Sergio Ramos (14 gola), i cili ende ka lojëra për të luajtur me Spanjën.

Pas Ramos dhe Fernando Hierros janë Maceda dhe Jordi Alba, të dy me 8 gola secili

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.