Sensacioni i Ajax pranon ftesën për t’iu bashkuar gjigantit të Evropës

77
SHARE

Juventus pritet të mposhtë Manchester Cityn dhe Barcelonën në garën për transferimin e talentit të Ajax, Matthijs de Ligt, sipas raportimeve të fundit.

De Ligt kishte favorizuar transferimin në Camp Nou, por Calciomercato raporton se ai tani ka pranuar ftesën e Juventusit për të vizituar Torinon, transmeton Transferimet.net.

Kampioni italian e dëshiron me çdo kusht 19 vjeçarin në radhët e veta, por konkurrenca nga Barcelona do të vazhdojë duke e lënë ende në dyshim të ardhmen e holandezit.

Transferimi i qendër-mbrojtësit nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi sipas gazetarit Fabrizio Romano, as edhe një ofertë 50 milionë euro nuk do të ishte e mjaftueshme për Ajaxin.

Ndërkohë mediat në Spanjë pretendojnë se Barça është duke e kryesuar garën për shërbimet e De Ligt, i cili ka kontratë me Ajax deri në vitin 2021.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.