Salihamidzic: S’mund të bësh gjëra të tilla kur negocion me Bayern

60
SHARE

Transferimi i munguar i Jerome Boateng te Paris Saint-Germain ka qenë një nga operacionet e bujshme që kanë dështuar në fundin e verës.

Prej kohësh i pakënaqur me drejtuesit e Bayern Munich, mbrojtësi gjerman është dukur një hap larg lamtumirës, por negociatat kanë dështuar në fund, kryesisht për shkak të marrëdhënieve aspak të mira mes dy klubeve.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj drejtuesve të PSG-së në një intervistë të dhënë për “Sky”.

“Në mënyrë që një transferim të realizohet, këtë gjë duhet ta duam ne, duhet ta dojë lojtari dhe klubi tjetër duhet të tregojë interes për lojtarin në fjalë, por ne nuk kemi folur me asnjeri”, ka thënë Salihamidzic.

“Edhe vetë Boateng ka pranuar se taktikat e tyre kanë qenë shumë të çuditshme. Nuk dua të ofendoj askënd, por nuk mund të bësh gjëra të tilla kur negocion me Bayern Munich dhe kur kërkon një lojtar të illë”, ka përfunduar ish-juventini.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.