Rui Patricio në vend të Reinas te Napoli

62
SHARE
Rui Patricio Biography, Net Worth, Awards, Age and Many More

Klubi italian është vënë në kërkim të një portieri që do ta zëvendësojë Pepe Reinan Napoli ka zgjedhur Rui Patricio si pasuesin e Pepe Reinas.

Portieri portugez është në krye të listës së dëshirave sidomos pas vizitës së presidentit Aurelio De Laurentis para disa ditësh që i ka bërë vetë atij.

De Laurentis ka nisur bisedimet me gardianin 30-vjeçar, prej ku mësohet se ka arritur një marrëveshje me portierin.

Tashmë duhet bindur vetëm Sportingu i Lisbonës që kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij. Patricio është edhe portier i parë i kombëtares së Portugalisë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.