Rrëzimi qesharak i Kolollit gjatë festimit të golit, bëhet hit në internet

21
SHARE

Benjamin Kololli ka qenë hero i Zurichut në ndeshjen ndaj AEK-ut në Ligën e Evropës.

Megjithatë, më tepër se për golin përfaqësuesi i Kosovës ka marrë vëmendjen për festimin e golit të tij, transmeton Koha.net.

Ai është bërë hit në Twitter pasi ka pasur një rrëzim qesharak gjatë festimit të golit.

Para se të arrinte te tifozët ai bie në një hapësirë të zbrazët pranë tifozëve që ka mundur ndoshta t’i shkaktonte edhe ndonjë lëndim.

Ai shënoi golin e fitores pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 61.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.