Ronaldo shpjegon arsyen pse Luka Modric e meritoi ‘Topin e Artë’

44
SHARE

Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo, ka treguar arsyet se pse Luka Modric e ka merituar “Topin e Artë”.

Mesfushori kroat në fillim të kësaj jave është shpallur lojtari më i mirë në botë nga “France Football”, duke rrëzuar nga froni Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, që dominonin të dy së bashkë prej 10 vitesh.

Edhe pse këta të dy kanë pasur sezone të mira te skuadrat e tyre, sipas “Fenomenit” vendimtar në këtë aspekt ka qenë suksesi i Kroacisë në Kupën e Botës në Rusi.

“Topi i Artë varet shumë nga rezultati në Kupën e Botës”, ka deklaruar Ronaldo.

“Në Rusi, Modric më Kroacinë arriti më shumë sesa Ronaldo me Portugalinë. Unë jam fitues i ‘Topit të Artë’ në vitin 2002, dhe kjo në sajë të suksesit në Kupën e Botës”, pohoi ish-sulmuesi brazilian.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.