Roma interesohet për Bailey, Leverkusen i tregon çmimin e talentit xhamajkan

39
SHARE

Bayer Leverkusen i ka bërë me dije Romës se kërkon 50 milionë euro për talentin Leon Bailey.

Giallorossët janë admirues të talentit xhamajkan, i cili dje konfirmoi se ka ‘interesim konkret’ nga klubet evropiane për shërbimet e tij, transmeton Transferimet.net.

Por sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi nga Bundesliga dëshiron të mbajë 20 vjeçarin në skuadër dhe e vlerëson atë me 50 milionë euro.

Bailey regjistroi 12 gola dhe 7 asistime në sezonin e fundit, i cili ishte edicioni i parë i plotë i tij në Bundesliga.

Klubet nga Premier League si Chelsea dhe Liverpool thuhet se janë gjithashtu të interesuar, edhe pse merkatoja në Angli mbyllet pas dy ditësh.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.