Robben largohet nga Bayerni, bën rikthim emocionues në Holandë

67
SHARE

Arjen Robben po kalon sezonin e fundit në fanellën e Bayern Munich.

34 vjeçari në fund të sezonit të ardhshëm do të largohet nga kampionët e Bundesligës, pas qëndrimit 10 vjeçar.

Mediet në Gjermani raportojnë se ish lojtari i Real Madridit, Chelsea e PSV, do të rikthehet në Holandë, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra e re e Robben do të jetë Groningen.

Rikthimi i Robben në Groningen do të jetë emocionues për të, pasi te kjo skuadër ka nisur edhe karrierën, ku për dy sezone shënoi tetë gola në 46 paraqitje./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.