Rivaldo: Ky yll i futbollit mund zëvendësojë Ronaldon te Reali

12
SHARE

Legjenda braziliane, Rivaldo, beson se Eden Hazard do të ishte zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos te Real Madrid.

‘Los Blancos’ këtë sezon kanë mbetur pa lojtarin më të mirë në histori të tyre, Cristiano Ronaldon, që është transferuar në Serie A te skuadra e Juventusit.

Largimi i tij pas gjithë atyre sukseseve, gjithmonë ka hapur një debat të madh se kush mund ta zëvendësojë atë.

“Sulmuesi belg është një lojtarë i madh dhe ai mund të jetë një opsion shumë i mirë për të kaluar në klubin e tij të ëndrrave, Real Madrid”, ka deklaruar Rivaldo.

“Hazard ishte i mrekullueshëm për Belgjikën në Botëror ka startuar shumë mirë në sezonin e ri për Premierligë. Për këtë arsye, Real Madridi duhet ta merr në konsideratë transferin e tij, sidomos pas formës së tyre të dobët që vjen pas largimit të Ronaldo”./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.