Rebic shuan spekulimet, ky është vendimi i madh që merr për të ardhmen e tij

65
SHARE

Ante Rebic i jep fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar një kontratë të re katër-vjeçare me klubin gjerman.

Sulmuesi ka qenë subjekt i interesimit nga Bayern Munich, Sevilla e Manchester United pas paraqitjeve impresionuese në Botëror me përfaqësuesen e Kroacisë, transmeton Transferimet.net.

Sidoqoftë, ai ka refuzuar mundësinë e kalimit në Allianz Arena dhe e vulosi të ardhmen e tij në Frankfurt, me të cilët e fitoi kupën DFB-Pokal sezonin e shkuar.

“Kam pasur oferta tjera – dhe disa që ishin më të mira financiarisht. Por ndjehem shumë i lumtur këtu. Ky faktor ishte shumë i rëndësishëm për mua. Qyteti, tifozët – është një përshtatje e mirë.” – ka thënë Rebic.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.